Kreu i SPAK, Klodian Braho, hodhi poshtë çdo koment mbi pretendimet për ndërhyrje politike në hetime, duke ftuar këdo që disponon prova t’i paraqesë pranë organeve kompetente.

Gjatë raportimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Braho iu përgjigj një pyetjeje të deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti, e cila e pyeti nëse kryeministri Edi Rama kishte ndërhyrë për të shtyrë deri në shtator kërkesën për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

“Nëse mendoni se keni prova për ndërhyrje të kryeministrit, paraqitini ato për ndjekje penale në organet kompetente. Unë i qëndroj të njëjtit mendim se të gjithë janë të barabartë para ligjit”, deklaroi Braho.

Deputetja e PD-së kërkoi gjithashtu garanci se SPAK zbaton të njëjtin standard ndaj çdo zyrtari apo politikani, pavarësisht përkatësisë politike, në mënyrë që drejtësia të mos perceptohet si selektive.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu