Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e cilësoi Konferencën e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që do të zhvillohet në Bruksel, si një moment historik për procesin e integrimit europian, duke theksuar se Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të parë të negociatave.
Sipas Ballës, me ritmin aktual të negociatave mbetet i realizueshëm objektivi për përfundimin e tyre deri në fund të vitit 2027.
“Për mua është një realizim historik që të mbahet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare dhe të fillojë mbyllja e kapitujve. Me këtë ritëm negociatash, ne i qëndrojmë angazhimit për t’i mbyllur negociatat brenda Krishtlindjeve të vitit të ardhshëm”, deklaroi ai.
Gjatë debatit në Kuvend, Balla iu përgjigj edhe akuzave të opozitës për delegacioni socialist në Strasburg.
“Duhet të jesh maskara që një lojë me letra mes miqsh ta quash bixhoz. Nuk është herezi që disa kolegë të ulen në një bar, të shohin një ndeshje futbolli, të pinë një birrë dhe të luajnë letra”, tha Balla.
Balla i kujtoi opozitarëve të partive të vogla se i kishin dërguar mesazhe që numëruesit e Partisë Socialiste të mbronin votat e tyre, pasi nuk u besonin numëruesve të Partisë Demokratike.
“Ti erdhe deputet në këtë sallë falë numëruesve të Partisë Socialiste. Më dërgoje mesazhe që t’u kërkoja numëruesve tanë të mbronin votat e tua, se po t’i vidhte Partia Demokratike. I kam mesazhet dhe mund t’i bëj publike”, i tha Balla, deputetit të Mundësia, Erald Kapri.
Ai shtoi se beteja politike duhet të zhvillohet me debat dhe në rrugë institucionale, ndërsa u bëri thirrje protestuesve të mos sulmojnë deputetët dhe familjet e tyre.

Fjala e plotë:

Të fala Gones
O Gone!
I vetmi i vetmi deputet që ka ardhur me asistent me vete pa pako kur është zgjedhur, meqënëse Hapu çik ti, fotograf, se dua ta shoh çik këtë. Meqënëse tani jemi ballë për ballë. Edhe për replikë, 2 minuta, meqë më përmendi emrin kryetar, para se të kaloj te fjala. Ta shpjegoj unë gjithë këtë, se ka të arrestuar për atë çështje dhe shko t’i pyesësh. Kur ishim, numëronim votat e diasporës, ky më fuste miq mua, që t’i kërkoja numëruesve tanë…I kam mesazhet këtu, unë i kam mesazhet këtu, këtu, këtu, këtu. Hajde, do t’i lexoj unë të gjitha mesazhet tani. Më fusje miq, që t’i thoja numëruesve të Partisë Socialiste të ruajnë votat e tua, se po t’i vidhte PD-ja. Është kështu apo jo? Betohu këtu. Betohu, thashë. Betohu.

Turp të kesh. Vetëm burrrë, vetëm burrrë s’mund të bëhesh ti. Kaq të them. Dhe, dhe, dhe ky është dallimi më i madh, meqënëse po flasim për KQZ-në, mes numëruesve që vendos Partia Socialiste dhe atyre që vendos partia jote, se nga Partia Demokratike vjen ti. Ti dhe këta miqtë e tu nuk kishit besim tek numëruesit e Partisë Demokratike dhe erdhe, kërkove tek unë, me mesazh: “Të lutem, më mbro votat, se numëruesit e Partisë Demokratike po më vjedhin votat.” Mos qesh, se është e vërtetë. Dëgjo, dëgjo, ta kisha thënë, kisha 1 vit ta kisha thënë: “Mos u kruaj me mua.” Të lutem shumë, të mos… Dhe, dhe votat t’i mbrojtën numëruesit e Partisë Socialiste dhe nuk t’i vodhën numëruesit e Partisë Demokratike.

Dhe ti erdhe deputet në këtë sallë, falë numëruesve të Partisë Socialiste, edhe pse unë bëj pjesë në ata që mendojnë që koha kur partitë numërojnë votat ka përfunduar një herë e përgjithmonë. E besoj këtu, të paktën në këtë, jam në të njëjtën valë me protestuesit e vërtetë që kërkuan, erdhën me propozime edhe për ndryshime në kodin zgjedhor, sepse është staliniste që pas 36 vitesh demokraci, partitë vazhdojnë numërojnë ende votat. Partitë administrojnë procesin zgjedhor. Po të isha prej teje, të kisha dy pare mend në kokë. Kur mora fjalën, do flisja për këtë: jo të mbroja kryetarin e partisë, i cili ka gjithë mundësinë të mbrohet vetë. Unë thashë: “Më bën shumë përshtypje që një shtëpi 151 m2 shitet për 15 milion euro.” Edhe shtëpia e Madonës, jo e Gones, po e Madonës, 151 m2 nuk do bënte 15 milion euro, pavarësisht famës së madhe që ka marrë Gonia. Dhe dilte dhe atje merrte atë, edhe i thoshte: “I thoshte Kanie ëest, dëgjo, unë jam lideri i një partie.” Ej, po turp s’ke. Po thuajini Gonës, se le nam. Sa për, sa për protestën, unë ua kam thënë që në fillim: pavarësisht se protesta kishte simbol, pavarësisht se simboli i protestës ishte flamingo, por do ta konsideroja protestën edhe me një kalë. Një kalë të bukur, të bardhë. Dhe te ky kalë i bardhë, ti, Gonia, ky tjetri, Qorri, Llapi, edhe Saliu, jeni si ajo miza te fundi nga bishti çik majtas, në fund të kalit. Dakord? Kështu jeni ju. Miza te fund, shpina e bishtit të asaj si të doni ta quani kalë. Dhe unë respektoj kalin, por nuk kam si të respektoj mizën tek ajo e kalit. Dhe prandaj po jua them 100 herë që gjithë përpjekja juaj, gjithë këto ditë, për të ardhur këtu, për t’u shitur si përfaqësues të protestës, nuk ju njohim më. Nuk ju pranojmë ju si përfaqësues të protestës. S’dua më fare. Nuk të njoh fare. O nuk— o s’të njoh fare kush je. As ty, as atë tjetrin. Unë s’po njoh Saliun. Unë s’po njoh Saliun.

Tani, sa i përket, sa i përket, sa i përket momentit historik ku ndodhemi, dhe gjithë kjo zhurma, sa herë që Shqipëria ndodhet në një moment historik, për mua kjo është gjë e parë. Në vitin 2018-2019, Shqipëria hidhte hapa historik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kjo histori që sulmohet parlamenti, rrethohet parlamenti, e të tjera me radhë, është agjendë që dihet. Nuk është hera e parë.
Por dita e nesërme është realisht një moment i shumëpritur. Për mua, prej shumë vitesh në këtë sallë, të shoh që të mbahet konferenca e nëntë ndërqeveritare dhe të fillojë mbyllja e kapitujve, është një realizim historik. Dhe ajo që besoj që kuptohet nga të gjithë është: me këtë ritëm negociatash, ne i qëndrojmë angazhimit dhe ambicies tonë për t’i mbyllur negociatat brenda Krishtlindjeve të vitit të ardhshëm dhe për të shkuar drejt ratifikimeve, qoftë në parlamentet, mund të ketë dhe vende që të kërkojnë referendum.

Do doja shumë që Shqipëria dhe Mali i Zi, si dy vendet pararendëse në këtë proces, të mos kalonin përmes referendumeve, sado kohë… që të gjithë e dimë që në vendet e tjera që kanë kaluar përmes këtij procesi nuk është kërkuar referendum. Por ai do të jetë edhe një moment testi për ne, në kuptimin e gjithë lobingut që duhet të bëjmë bashkë me Malin e Zi apo me vende të tjera, se mund të kemi dhe Islandën në paketën e re të zgjerimit, apo dhe vende të tjera, për të shkuar përpara.

Ndërkohë, meqënëse— Në mënyrë abuzive. Si Gone që je, ti dhe kushdo tjetër, përmendët konferencën, takimin e komitetit parlamentar të stabilizimi asociimit. Unë po ju them kështu: unë nuk di që qenka herezi që privatisht disa shokë, kolegë, të ulen me njëri-tjetrin në një bar pranë një hoteli ku i ka çuar parlamenti, të shohin një ndeshje futbolli, të konsumojnë 250 ml birrë, apo pa dyshim në kohë… në orën 10 të natës, edhe të kalojnë kohën. Duhet të jesh maskara, që të quash një lojë me letra mes miqve, bixhos. Sepse unë kam edhe foto të tij duke luajtur me letra, duke nxjerrë tusë. Të lutem. Zoti kryetar, është një zhurmues në sallë. Ju lutem, ndërhyrja juaj institucionale për zhurmuesin iranian. Tani ta mbaroj. Dhe kaq.

Ndërkohë që unë personalisht kam një qëndrim që e kam mbajtur historikisht: kur kam parë protestues të shkojnë te selia e Partisë Demokratike, kam reaguar këtu dhe kam thënë: “Është e turpshme që protestuesit të shkojnë në selinë e një partie.” Nuk ka rëndësi kush është partia. Mund të jetë Partia Demokratike, mund të jetë Partia Socialiste, mund të jetë çdo parti tjetër. Është e turpshme që të sulmohet një deputet, disa deputetë, shumë deputetë të një partie, në jetën e tyre private, edhe pse dimë të gjithë që kjo është një vepër penale. Dhe ua them të gjithë atyre që e çojnë ndërmend këtë: mos e kryeni dhe mos u përdorni ta bëni këtë vepër penale.

Sa i përket kjo historia e vezëve e të tjerave, unë edhe këtë e kam thënë film të parë. Në vitin 2019, këto vezët m’i çoje ti dhe Luli kur ishe, bashkë me Gonen, te Partia e Lulit. E keni tentuar këtë, keni ardhur poshtë shtëpisë time, ti, bashkë me vezët, bashkë me Gonen, bashkë me Lulin. Po, po, po, patjetër. Por duhet të kuptoni që rasti në fjalë, rasti për shembull, që përmendët në Strasburg, unë jam ndjerë, të them të drejtën, shumë i dëshpëruar të shihja se si një grua keqpërdorej deri në atë nivel me persona të ndryshëm. Njëherë u shfaq me një tjetër, pastaj një tjetër, pastaj tha: “Ky është djali”, e të tjera me radhë. Ndërkohë që këto janë shpërdorime. Janë shpërdorime. Ndërkohë, në politikë, beteja bëhet me fjalë, beteja bëhet me debat, beteja bëhet institucionalisht, beteja bëhet edhe juridikisht. Nëse ke diçka, shko në prokurori. Edhe në rastin tuaj.

Mendon ti që unë gënjeva që Gonja ka shitur një shtëpi 151 m2 për 15 milionë? Shko ankohu për defamation, për shpifje. Ndërkohëqë ti duhet të ma dish gjithë jetën për nder që Partia Socialiste, të mbrojti votat, nuk t’i vodhi PD-ja dhe je deputet. Ta gëzosh mandatin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu