Tensione dhe përplasje u regjistruan paraditen e së enjtes para Kuvendit, ku protestuesit u mblodhën për të kundërshtuar zhvillimin e seancës plenare dhe për të penguar hyrjen e deputetëve.

Situata u përshkallëzua kur një grup protestuesish hoqën barrierat metalike dhe tentuan të afrohen drejt hyrjes së Parlamentit. Sipas raportimeve, ndaj deputetëve u hodhën vezë dhe miell, ndërsa policia ndërhyri për të larguar turmën dhe përdori sprej lotsjellës.

Nga përplasjet mbetën të plagosur tre efektivë policie, ndërsa u raportua edhe për disa protestues të lënduar. Policia shoqëroi disa persona në komisariat, mes tyre edhe aktivistin Gent Progni.

Ndërkohë, Partia Demokratike njoftoi se bojkotoi seancën plenare, duke akuzuar mazhorancën se refuzoi të përfshinte në rendin e ditës kërkesat e protestuesve. Pavarësisht tensioneve jashtë godinës, seanca parlamentare vijoi sipas rendit të ditës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu