
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u shpreh se protesta, e cila sipas tij nisi si një shfaqje qytetarie dhe atdhedashurie, tashmë është shndërruar në një skenë konflikti dhe dhune.
“Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, shkroi Rama në platformën X.
Reagimi i tij vjen pasi gjatë protestës pati hedhje vezësh e mielli ndaj deputetëve, përplasje me forcat e policisë dhe shoqërimin e disa protestuesve.






