Protesta qytetare kundër qeverisë u zhvendos këtë të martë përpara Kuvendit të Shqipërisë, në ditën e 31-të të mobilizimit.

Pak para nisjes së seancës plenare, protestuesit u mblodhën para hyrjes së Parlamentit, ku shkruan në trotuar mesazhin “Parlament i krimit”, si shenjë proteste ndaj mazhorancës.

Një moment tensioni është regjistruar sot në protestën që po mbahet para Kuvendit. Teksa disa prej protestuesve kanë marrë një kosh mbeturinash dhe kanë tentuar që ta fusin në hyrje të Kuvendit, janë ndaluar nga policia.

“Këtu e keni vendin”, ishin disa prej thirrjeve të forta që erdhën nga protestuesit, apo dhe “Parlamenti në kosh!” apo dhe “Rama n’kosh, Berisha n’kosh’.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu