
Paraguaji ka shkaktuar surprizën më të madhe të deritanishme në Kupën e Botës 2026, duke eliminuar Gjermaninë pas goditjeve të penalltive në raundin e 1/32-ve.
Ndeshja u mbyll 1-1 pas 120 minutash lojë, ndërsa nga pika e bardhë triumfuan paraguajanët, duke nxjerrë jashtë turneut katër herë kampionët e botës.
Julio Enciso kaloi në avantazh Paraguajin pak para fundit të pjesës së parë, ndërsa Kai Havertz barazoi në minutën e 54-t. Gjermania ushtroi presion të vazhdueshëm, por nuk arriti të shënonte golin e fitores. Në kohën shtesë, një gol i Jonathan Tah u anulua nga VAR për faull ndaj portierit Orlando Gill.
Drama vazhdoi te penalltitë. Kai Havertz, Nick Woltemade dhe Jonathan Tah gabuan për Gjermaninë. Edhe Paraguai humbi dy mundësi për ta mbyllur më herët, por në serinë e penalltive “sudden death”, José Canale realizoi goditjen vendimtare që vulosi kualifikimin.
Portieri Manuel Neuer priti një penallti dhe mbajti gjallë shpresat e Gjermanisë, por gabimi i Tah në fund i dha fund aventurës së “Panzerëve” në Botërorin 2026.
Me këtë fitore historike, Paraguaji avancon në raundin e 1/16-ve, ku do të përballet me fituesin e sfidës Francë–Suedi.






