Një shtetas slloven ka mbetur i plagosur me mjet prerës mbrëmjen e së hënës në zonën e Shkallnurit, në Durrës, pas një konflikti me disa persona ende të paidentifikuar.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30. Shtetasi M. M., rreth 45 vjeç, dyshohet se është konfliktuar fizikisht me disa persona, të cilët pas ngjarjes janë larguar nga vendi.

Si pasojë e konfliktit, 45-vjeçari ka pësuar plagë të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se shtetasi slloven dyshohet se jetonte në kushte endacake në zonë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu