
Protestuesit janë mbledhur paraditen e së martës para ambienteve të Kuvendit, në kohën kur pritet të nisë seanca plenare.
Me thirrjet “Parlament i krimit, parlament analfabet”, ata kanë vijuar protestën e paralajmëruar një ditë më parë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë drejtuar akuza edhe ndaj opozitës, duke brohoritur “opozitë e shitur”, ndërsa deputetët hynin në godinën e Kuvendit.
Protesta vjen në vazhdën e tubimeve të përditshme të organizuara në Tiranë kundër qeverisë.






