
Pas përfundimit të raundit të tretë të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026 është publikuar formacioni më i mirë i javës, i përbërë nga futbollistët që spikatën me paraqitjet e tyre në ndeshjet vendimtare.
Në portë është përzgjedhur portugezi Diogo Costa, i cili u dallua me pritje vendimtare në përballjen ndaj Kolumbisë, duke mbajtur të paprekur portën e Portugalisë.
Në mbrojtje bëjnë pjesë Mateo Chavez (Meksikë), Jan Paul van Hecke (Holandë), Renato Veiga (Portugali) dhe Achraf Hakimi (Marok). Të katër u vlerësuan për paraqitjet solide në fazën mbrojtëse dhe kontributin në ndërtimin e aksioneve.
Mesfusha përbëhet nga Jude Bellingham dhe Pape Gueye. Mesfushori anglez realizoi një gol dhe dha një asist në fitoren ndaj Panamasë, ndërsa Gueye shënoi dy gola pasi u aktivizua nga stoli në ndeshjen e Senegalit kundër Irakut.
Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Vinicius Junior, Nicolas Pepe dhe Riyad Mahrez. Vinicius shkëlqeu me dy gola ndaj Skocisë, Pepe ishte vendimtar për Bregun e Fildishtë, ndërsa Mahrez udhëhoqi Algjerinë drejt kualifikimit me paraqitjen e tij.
Në majën e sulmit qëndron Ousmane Dembele. Sulmuesi francez realizoi një tregolësh brenda 25 minutave në fitoren 4-1 ndaj Norvegjisë, duke u bërë vetëm futbollisti i tretë francez në histori që shënon një hat-trick në një ndeshje të Kupës së Botës.
Formacioni i plotë: Diogo Costa; Mateo Chavez, Jan Paul van Hecke, Renato Veiga, Achraf Hakimi; Jude Bellingham, Pape Gueye; Vinicius Junior, Nicolas Pepe, Riyad Mahrez; Ousmane Dembele.






