Shumë pronarë kafshësh shtëpiake ndajnë ushqimin e tyre me qentë apo macet, pa e ditur se disa produkte të zakonshme mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e tyre.

Mjekja veterinere Dr. Eni Zemani nga Klinika 4 Zampe në Tiranë këshillon që, edhe pse ushqimi i përgatitur në shtëpi mund të jetë një alternativë e mirë, duhet treguar kujdes me përbërësit që përdoren.

Sipas saj, disa ushqime që konsumohen çdo ditë nga njerëzit janë toksike për kafshët dhe duhet të shmangen.

Në listën e produkteve që nuk duhen dhënë qenve dhe maceve përfshihen:

Veterinerja sqaron se pronarët nuk duhet të panikohen nëse kafsha konsumon rastësisht një sasi shumë të vogël të këtyre ushqimeve, pasi rreziku më i madh lidhet me konsumimin e sasive të mëdha ose të përsëritura.

Ajo thekson se një regjim ushqimor i balancuar dhe i përshtatur për nevojat e kafshës është çelësi për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Ekspertët këshillojnë që, nëse kafsha konsumon një sasi të konsiderueshme të një ushqimi potencialisht toksik ose shfaq simptoma si të vjella, plogështi apo vështirësi në frymëmarrje, pronarët duhet të kontaktojnë menjëherë veterinerin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu