Protesta e 15-të radhazi e qytetarëve që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama është mbyllur pas më shumë se tetë orësh, duke vendosur një rekord të ri për kohëzgjatjen që nga nisja e lëvizjes protestuese.

Tubimi nisi në qendër të Tiranës dhe më pas u shndërrua në një marshim të gjatë në këmbë, me protestuesit që përshkuan itinerarin nga sheshi “Skënderbej” drejt zonës së Rinasit.

Sipas organizatorëve, vetëm marshimi zgjati rreth pesë orë, ndërsa e gjithë protesta u shtri në 8 orë e 32 minuta. Gjatë gjithë aktivitetit, pjesëmarrësit mbajtën pankarta dhe lëshuan thirrje kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime politike në vend.

Protesta e së dielës u veçua nga përmasat dhe kohëzgjatja e saj, duke u konsideruar si një nga mobilizimet më të gjata të organizuara nga kjo lëvizje që prej fillimit të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu