Protestat e shqiptarëve duket se kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe të diasporës. Mbrëmjen e së dielës, gjatë ndeshjes Holandë–Japoni në Botërorin 2026, në tribunat e stadiumit në Teksas u pa të valëvitej jo vetëm flamuri kuqezi, por edhe flamuri i ashtuquajtur “Revolucioni i Flamingove”.

Pamjet e transmetuara nga stadiumi treguan tifozë shqiptarë me simbolet që lidhen me protestat e ditëve të fundit, të cilat prej dy javësh po zhvillohen në Tiranë dhe në komunitete shqiptare në vende të ndryshme të botës.

Shfaqja e flamurit në një nga eventet më të ndjekura sportive në planet është interpretuar nga protestuesit si një mënyrë për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare ndaj lëvizjes së tyre.

Protestat, që nisën fillimisht kundër projektit turistik në Zvërnec, kanë hyrë tashmë në ditën e 15-të dhe janë shoqëruar me tubime të përditshme në Tiranë, si edhe me aktivitete mbështetëse në disa vende europiane dhe në SHBA.

Ndërsa vëmendja sportive ishte përqendruar te përballja Holandë–Japoni, prania e flamurit kuqezi dhe simbolit të “Revolucionit të Flamingove” nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët shqiptarë të pranishëm në stadium.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu