Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare, ka shprehur mbështetjen e saj për protestën qytetare që prej ditësh po zhvillohet në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-ambasadorja e Shqipërisë në OKB ka publikuar pamje nga pjesëmarrja masive në tubimin e zhvilluar të mërkurën në kryeqytet, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit.

Protesta, e cila fillimisht nisi si reagim kundër projektit turistik të planifikuar në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, është shndërruar në një lëvizje më të gjerë qytetare me kërkesa që lidhen me qeverisjen, transparencën dhe përgjegjshmërinë politike.

Mbështetja e Besiana Kadaresë vjen në një moment kur protesta po tërheq vëmendje të gjerë publike dhe po mbledh pjesëmarrës nga kategori të ndryshme të shoqërisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu