Një 15-vjeçar ka humbur jetën paraditen e kësaj të mërkure në një kompleks pushimi në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë së Gjirokastrës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, kur adoleshenti po lahej në pishinë.

Nga të dhënat e para hetimore dyshohet se i mituri ka pësuar infarkt gjatë kohës që ndodhej në ujë, duke humbur jetën në vend.

“Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Trupi i pajetë pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë përfundimisht shkakun e humbjes së jetës së 15-vjeçarit.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu