Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ngriti në Kuvend shqetësime për gjendjen e shërbimit shëndetësor, duke u ndalur veçanërisht te kushtet në Spitalin e Burrelit.

Gjatë fjalës së saj, Vata pretendoi se në spital mungojnë kushtet e nevojshme dhe se në disa raste burra dhe gra shtrohen në të njëjtat ambiente, përktaësisht në maternitet. Teksa fliste për repartin e maternitetit, deputetja u ngatërrua në shqiptim, duke përdorur termin “matarnitet” në vend të “maternitet”.

Fakti që fjala u tha 5 herë “matarnitet” tregon se e zgjedhura e popullit nuk e dinte versionin e saktë.

Pavarësisht gafës në shqiptim, deputetja e opozitës këmbënguli në kritikat ndaj gjendjes së sistemit shëndetësor në zonën që përfaqëson, duke kërkuar më shumë investime dhe përmirësim të kushteve për pacientët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu