
Protesta kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura nisur nga Zvërneci dhe politikave të qeverisë ka vijuar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Gjatë tubimit, një grup qytetarësh ndërmorën një aksion simbolik duke vendosur tela me gjemba rreth godinës së Ministrisë së Brendshme.
View this post on Instagram
Sipas organizatorëve, veprimi synonte të denonconte rrethimin me tela me gjemba të zonave të kontestuara në Zvërnec, ku prej javësh po zhvillohen debate dhe protesta lidhur me projektet turistike në zonën e mbrojtur të Pishë Poros.
Protestuesit ngritën gjithashtu shqetësime për Paketën e Maleve, si dhe për çështjen e trajtimit hormonal në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.






