
Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosje me thikë mbrëmjen e së shtunës në fshatin Golem i Vogël, në Lushnjë.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 19:05, një 17-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin me iniciale L. S., 42 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të miturin në ambientet e komisariatit për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Policia nuk ka dhënë ende detaje të tjera mbi shkaqet e konfliktit apo gjendjen shëndetësore të 42-vjeçarit.






