Eni Zemani, mjeke veterinere te Klinika 4 Zampe, Tiranë

Veterinerja Eni Zemani nga Klinika 4 Zampe ka ngritur alarmin për rrezikun që parazitët paraqesin për kafshët shtëpiake gjatë stinës së pranverës dhe verës, edhe kur ato nuk dalin jashtë banesës.

Sipas saj, një nga pyetjet më të shpeshta që bëjnë pronarët e kafshëve është nëse antiparazitarët janë të nevojshëm për kafshët që qëndrojnë vetëm në shtëpi.

“Kafsha juaj ka nevojë për antiparazitarë edhe pse nuk lëviz nga shtëpia”, shprehet Zemani.

Në videon e serive të këshillave kushtuar kujdesit dhe mirëqenies së kafshëve shtëpiake në llogaritë e klinikës në Instagram, Facebook dhe TikTok, veterinerja shpjegon se parazitët mund të transportohen lehtësisht nga jashtë përmes këpucëve, rrobave apo kontakteve të përditshme.

“Ne mund t’i marrim ato nga jashtë me anë të këpucëve, me anë të rrobave. Mund të kemi pasur kontakt me ndonjë kafshë tjetër gjatë rrugës apo të kemi qenë të pakujdesshëm edhe në larjen e duarve”, thekson ajo.

Sipas Zemanit, rreziku mund të vijë edhe nga ambientet e gjelbra pranë banesës.

“Mund të merren edhe nga lulet që kemi në ballkon, në oborr apo pranë vendit ku jetoni”, shton veterinerja.

Klinika 4 Zampe apelon që pronarët e kafshëve të mos neglizhojnë trajtimet antiparazitare gjatë muajve të ngrohtë, pasi ato ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe të vetë familjarëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu