
Hysni Mehani është dhunuar në një lokal në qendër të Skënderajt, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje akuzon për sulmin kryetarin e Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku dhe truprojat e tij.
Sipas reagimit zyrtar të Vetëvendosjes, ngjarja ka ndodhur në kafeterinë “Solo”, ku Mehani ishte duke pirë kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të partisë.
VV pretendon se fillimisht Mehani është goditur me grusht dhe më pas me gotë në kokë.
Në reagim thuhet se edhe sekretari i qendrës së VV-së në Skënderaj, Bahri Zabeli, është dhunuar teksa tentoi të ndalonte përshkallëzimin e konfliktit.
“Hysni Mehani aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor,” deklaron Vetëvendosja.
Partia e Albin Kurtit e cilësoi ngjarjen si “sulm fizik banditesk” dhe kërkoi nga organet kompetente që të trajtojnë rastin me urgjencë dhe të ndërmarrin masa ligjore ndaj përgjegjësve.
Po ashtu, Vetëvendosja i kërkoi edhe Partia Demokratike e Kosovës të dënojë publikisht incidentin.
“Ky sulm fizik banditesk tregon qartë pse këta njerëz nuk e kanë vendin në udhëheqje të institucioneve publike,” thuhet në reagimin e VV-së.






