Shpërthimi i hantavirusit në anijen turistike MV Hondius po rikthen frikën globale dhe po nxjerr në pah boshllëqe serioze në njohuritë shkencore mbi mënyrën se si përhapet virusi.

Deri tani, shpërthimi ka infektuar të paktën 11 persona dhe ka shkaktuar 3 viktima.

Ekspertët theksojnë se lloji Andes i hantavirusit është i vetmi që dihet se transmetohet nga njeriu te njeriu shkruan Scientific American.

Sipas shkencëtarëve, virusi zakonisht përhapet nga brejtësit, përmes grimcave të urinës ose feçeve që kalojnë në ajër dhe thithen nga njerëzit.

Por pyetja që po shqetëson ekspertët tani është: a mund ta përhapë edhe një person i infektuar virusin përmes frymëmarrjes, kollës apo të folurit?

Linsey Marr, eksperte për përhapjen e sëmundjeve nëpërmjet ajrit, deklaron se nuk ka ende prova të qarta se sa qëndron virusi në grimcat respiratore dhe sa lehtë transmetohet në ajër.

Megjithatë, raste të mëparshme në Argjentinë kanë ngritur alarmin.

Në një shpërthim të madh mes viteve 2018-2019, një person i infektuar mori pjesë në një festë ditëlindjeje me rreth 100 persona dhe më pas disa të pranishëm u infektuan.

Sipas studiuesve, transmetimi mund të ketë ndodhur përmes piklave respiratore ose grimcave të aerosolizuara në ajër.

Ekspertët theksojnë se hantavirusi nuk sillet si COVID-19 dhe nuk përhapet me të njëjtën shpejtësi, por paralajmërojnë se komponenti ajror nuk mund të përjashtohet.

Për këtë arsye, në SHBA personat e ekspozuar po mbahen në ambiente karantine me presion negativ ajri dhe filtra HEPA, ndërsa personeli mjekësor përdor maska N95 dhe pajisje të plota mbrojtëse.

Shkencëtarët kërkojnë kujdes në komunikimin publik, duke paralajmëruar që autoritetet të mos mohojnë menjëherë mundësinë e transmetimit në ajër.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu