Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mbajtur një fjalim të gjatë gjatë seancës gjyqësore ku po shqyrtohet pavlefshmëria e emërimit të Ols Dado si prokuror.

Në deklaratën e tij para gjykatës, Veliaj tha se prej më shumë se dy vitesh po përballet me një “sulm frontal, disproorcional, politik, mediatik dhe juridik”, duke shtuar se ndaj tij janë përdorur të gjitha mekanizmat e pushtetit penal.

“Pala përballë nuk kërkon që gjykata të shqyrtojë pretendimin tim në themel. Pse prokurori ndërhyn mbi mandatin e një kryetari bashkie, por kryetari s’ka të drejtë të pyesë me çfarë legjitimiteti? Sipas Dados dhe KLP, qytetari mund të arrestohet, por jo të kërkojë verifikimin e ligjshmërisë së mandatit. Ky pushtet i pakontrollueshëm nuk është drejtësi. Ai është arbitraritet”, deklaroi Veliaj.

Ai ngriti pikëpyetje edhe mbi legjitimitetin e ushtrimit të funksionit nga Ols Dado, duke kërkuar që gjykata të japë përgjigje të qartë mbi statusin e tij.

“Gjykata duhet të përgjigjet sot: A është Olsi Dado prokuror i Republikës së Shqipërisë? A i është dhënë Dados, në mënyrë kushtetuese, autoriteti për të ushtruar pushtet penal?”, u shpreh ai.

Në fjalimin e tij, Veliaj deklaroi se gjatë hetimeve është kontrolluar çdo aspekt i jetës së tij personale dhe familjare, ndërsa sipas tij, po i kufizohet edhe e drejta për mbrojtje efektive.

“Mua nuk më lejohet të kem akses të plotë në dosje, nuk më lejohet të dëgjoj të gjitha përgjimet dhe nuk më lejohet komunikimi me avokatët e mi ndërkombëtarë”, tha Veliaj.

Në fund të deklaratës, ai paralajmëroi se “në momentin kur qytetari humbet të drejtën për t’i kërkuar gjykatës kontrollin mbi autoritetin që i ka cenuar lirinë, vihet në diskutim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu