Interi është shpallur zyrtarisht kampion i Italisë për sezonin 2025-2026, duke siguruar titullin tre javë para përfundimit të kampionatit në Serinë A.

Zikaltërit vulosën triumfin në javën e 35-të, pasi mposhtën Parmën me rezultatin 2-0. Goli i parë u shënua nga Marcus Thuram në fundin e pjesës së parë, ndërsa fitorja u konfirmua nga Henrikh Mkhitaryan në minutën e 80-të.

Me këtë sukses, Interi shkon në kuotën e 82 pikëve, duke krijuar një diferencë prej 12 pikësh ndaj Napolit të vendit të dytë, çka e bën matematikisht të pakapshëm në garën për titull.

Ky është titulli i 21-të kampion në historinë e klubit, i arritur pas një sezoni të dominuar pothuajse në çdo aspekt nga skuadra milaneze.

Suksesi merr një rëndësi të veçantë edhe për trajnerin Cristian Chivu, i cili fiton trofeun në sezonin e tij debutues në stolin e Interit.

Ndërkohë, zikaltërit janë ende në garë për një tjetër trofe, pasi kanë siguruar finalen e Kupës së Italisë, ku do të përballen me Lazion.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu