. Dyshohet se ai ka qenë me shpejtësi, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, duke u futur në trotuar, ku tre fëmijët po luanin.

Një aksident tragjik është shënuar këtë të diel në lagjen nr. 15 të Durrësit, ku dy fëmijë 10-vjeçarë humbën jetën, ndërsa një tjetër, vëlla dhe kushëri i dy  prej viktimave  mbeti i plagosur rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, autor i ngjarjes është 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili drejtonte një automjet tip “Benz ML” në gjendje të dehur
Për pasojë, njëri prej fëmijëve ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe humbi jetën më vonë. I mituri i tretë ndodhet në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve.
Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga policia pak minuta më pas.
Nikoll Radaçi. Autori i aksidentit qe vrau dy femije. Ishte i dehur ne timon. Fqinjet e njohin si njeri problematik ne lagje
Dëshmitarët në zonë kanë përshkruar momentet e rënda, duke ngritur shqetësime për mungesën e kontrollit dhe sigurisë në lagje, si dhe për rrezikun që paraqesin drejtuesit e mjeteve që lëvizin me shpejtësi të lartë në zona të banuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu