
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin “Tepelenë–Krahës”, në zonën e njohur si “Iliras”, ku dy automjete janë përplasur mes tyre.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet me drejtues një shtetas indian 27 vjeç është përplasur me një mjet tjetër që drejtohej nga një 42-vjeçare, banuese në Tiranë.
View this post on Instagram
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe 6 pasagjerë që ndodheshin në automjete. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Autoritetet bëjnë me dije se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.






