Një incident i rëndë sigurie ka ndodhur gjatë darkës së gazetarëve në Washington, ku presidenti amerikan Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump janë evakuuar me urgjencë pas raportimeve për të shtëna.

Sipas autoriteteve, një 31-vjeçar i armatosur me armë zjarri dhe thika ka tentuar të depërtojë në një pikë kontrolli të Shërbimit Sekret brenda hotelit ku mbahej eventi. Agjentët kanë reaguar menjëherë, duke neutralizuar të dyshuarin pas shkëmbimit të zjarrit.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në spital për vlerësim, ndërsa një efektiv i Shërbimit Sekret ka mbetur i plagosur lehtë, i mbrojtur nga jeleku antiplumb.

Dëshmitarët raportuan disa të shtëna, duke shkaktuar panik në sallë, ndërsa qindra të pranishëm u evakuuan menjëherë. Autoritetet konfirmojnë se nuk ka persona të tjerë të lënduar.

 Identifikohet autori i dyshuar

Një tutor nga Kalifornia dyshohet si personi që tentoi sulmin me armë gjatë një eventi të lidhur me në Washington. Ngjarja shkaktoi panik dhe ndërhyrje të menjëhershme të shërbimeve të sigurisë.

Sipas raportimeve, i arrestuari është 31-vjeçari Cole Tomas Allen, me arsim të lartë në inxhinieri dhe shkenca kompjuterike. Ai rezulton të ketë studiuar në dhe më pas ka përfunduar masterin në .

Autoritetet konfirmojnë se ka pasur të shtëna, por ende nuk janë bërë publike detaje të plota mbi motivet. Allen ka punuar si tutor në një kompani për përgatitje akademike dhe rezulton gjithashtu i përfshirë në projekte teknologjike dhe zhvillim lojërash.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu