Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqi, ku një 19-vjeçar hapi zjarr brenda një shkolle profesionale në zonën e Siverek, në Sanliurfa, duke lënë të plagosur 16 persona.

Sipas autoriteteve, mes të plagosurve ka nxënës dhe mësues, ndërsa autori, i identifikuar si Omer Ket, kishte qenë më parë nxënës në këtë shkollë. Pas rrethimit nga policia, ai i dha fund jetës.

Dëshmitarët tregojnë se i riu filloi të qëllonte menjëherë sapo hyri në ambientet e shkollës, duke shkaktuar panik te nxënësit, të cilët u larguan me vrap ose u fshehën në klasa për t’u mbrojtur.

Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit, ndërsa ngjarje të tilla konsiderohen të rralla në vend.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu