
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar kontrolle në burgun e Durrësit për aparate telefonike, duke ushtruar verifikime edhe në qelitë e Erion Veliajt, Ilir Beqajt dhe Aurel Zarkës.
Sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, kërkesa e prokurorëve të posaçëm drejtuar policisë së burgjeve ka ardhur pas përplasjeve në gjykimin administrativ, ku Veliaj ngriti akuza lidhur me mënyrën e emërimit të njërit prej prokurorëve të çështjes.
Gjithashtu, SPAK ka kërkuar edhe listën e personave që kanë zhvilluar takime me Veliajn gjatë qëndrimit të tij në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Veprimet e fundit vijnë në një moment të ndjeshëm për çështjen, ndërsa hetimet vijojnë dhe pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e verifikimeve të kryera.






