Gjatë meshës së tij të parë të Pashkës, Papa Leone XIV dha një mesazh të fortë për paqen, duke i bërë thirrje botës të ndalë konfliktet dhe të zgjedhë dialogun.

Nga Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan, përpara rreth 50 mijë besimtarëve, ai u shpreh qartë: “Kush ka armë në dorë, le t’i lërë ato”.

Në mesazhin “Urbi et Orbi”, Papa theksoi se paqja nuk mund të arrihet me forcë, por vetëm përmes dialogut dhe respektit mes kombeve.

Ai nënvizoi se bota sot ka nevojë për shpresë, duke e cilësuar Pashkën si një simbol të fitores së jetës mbi vdekjen dhe të dashurisë mbi urrejtjen.

Po ashtu, Papa njoftoi organizimin e një vigjiljeje për paqen më 11 prill, duke ftuar besimtarët në mbarë botën të bashkohen në lutje.

Mesazhi i tij vjen në një kohë kur konfliktet dhe tensionet ndërkombëtare janë në rritje, duke e bërë thirrjen për paqe edhe më të fortë dhe aktuale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu