Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë një vendim të fortë që trondit skenën politike, duke shpallur të pavlefshëm dekretin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Sipas aktgjykimit të publikuar sot, dekreti nuk prodhon asnjë efekt juridik, ndërsa deputetët kanë vetëm 34 ditë kohë për të zgjedhur Presidentin e ri, përndryshe vendi shkon automatikisht në zgjedhje të parakohshme.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe përmbys situatën e krijuar pas dekretit të 6 marsit, duke rikthyer fokusin tek përgjegjësia e Kuvendit për të përmbyllur procesin brenda afateve kushtetuese.

Çfarë vendosi Kushtetuesja:

  • Dekreti i Presidentes shpallet i pavlefshëm
  • Nuk ka asnjë efekt juridik nga shpërndarja e Kuvendit
  • Deputetët kanë 34 ditë për zgjedhjen e Presidentit
  • Nëse dështon procesi, vendi shkon në zgjedhje automatike
  • Vendimi hyn në fuqi menjëherë

Gjykata gjithashtu anuloi masën e përkohshme të vendosur më 9 mars dhe urdhëroi publikimin e aktgjykimit në Gazetën Zyrtare.

Ky zhvillim rrit presionin mbi klasën politike në Kosovë, pasi çdo vonesë mund të çojë vendin drejt një krize të re institucionale dhe zgjedhjeve të parakohshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu