
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, zhvilloi një takim me Kryegjyshin Botëror Bektashian, Shenjtërinë e Tij, Edmond Brahimaj, në Kryegjyshata Botërore Bektashiane, me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.
Gjatë takimit, Balla përcolli urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët bektashinj, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të shenjtë që simbolizon paqen, dashurinë dhe rilindjen shpirtërore. Ai vlerësoi rolin e komunitetit bektashi dhe kontributin e tij në forcimin e harmonisë dhe bashkëjetesës fetare në Shqipëri.
Në një atmosferë miqësore dhe respekti të ndërsjellë, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Edmond Brahimaj, falënderoi për vizitën dhe urimet, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave shpirtërore dhe unitetit në shoqëri.






