Përplasja politike mes mazhorancës dhe opozitës është zhvendosur edhe në rrjetet sociale, ku Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka.

Në një reagim publik, Balla ironizon Nokën, duke e cilësuar si “i vetmi Flamur që nuk di kur është ngritur flamuri kuq e zi në Vlorë”, ndërsa thekson se kjo është e vetmja përgjigje që ai meriton si për debatet në Kuvend, ashtu edhe për akuzat e fundit.

“E vetmja replikë që meriton i vetmi Flamur që nuk di kur është ngritur flamuri kuq e zi në Vlorë, qoftë për seancën e Kuvendit sot, qoftë për çimkat e sajuara, është kjo fotografia poshtë”, shprehet Balla.

Reagimi i tij vjen pasi Flamur Noka publikoi një foto në rrjetet sociale, duke pretenduar se një orë luksoze e lidhur me Ballën ka një vlerë prej 30,500 dollarësh.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu