
Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një 72-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një autobot.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në bulevardin “Gjergj Fishta”. Automjeti tip autobot, me drejtues shtetasin A.B., rreth 52 vjeç, dyshohet se ka përplasur motomjetin elektrik me të cilin po lëvizte e moshuara, gjithashtu me inicialet A.B.
Si pasojë e përplasjes, 72-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vend dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës.



