Një mural i artistes së njohur të street art-it Laika është shfaqur në Sanremo, duke tërhequr vëmendjen gjatë ditëve të Festival di Sanremo.

Vepra paraqet një vajzë palestineze me kyçet e lidhura, që mban në dorë një kukull, ndërsa në shpinë ka krahë të mëdhenj fluture. Në pjesën e sipërme të muralit shihet një yll me fjalën “liri” në arabisht. Mesazhi i veprës lidhet me thirrjen për paqe dhe liri për fëmijët e prekur nga konflikti.

Sipas mediave italiane dhe postimeve në rrjetet sociale, murali është frymëzuar nga kënga “Stella Stellina” e Ermal Meta, e prezantuar këtë vit në skenën e Aristonit.

Pamjet e muralit janë shpërndarë gjerësisht online, duke nxitur diskutime mbi simbolikën e tij dhe mesazhin politik e humanitar që përcjell.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu