Këngëtari shqiptar është renditur në mesin e 5 artistëve më të votuar të mbrëmjes së dytë të Sanremo 2026, sipas rezultatit të Televotimit dhe votës së Jurisë së Radiove.

Video nga interpretimi i natës së dytë

Gjatë natës së dytë, në skenën e Teatrit Ariston u ngjitën 15 artistë nga kategoria “Big”, ndërsa Meta arriti të pozicionohet mes më të preferuarve të publikut dhe jurisë, duke konfirmuar edhe një herë peshën e tij në skenën muzikore italiane.

Sipas mediave italiane, në pesëshen më të votuar u renditën: Tommaso Paradiso, Lda & Aka 7even, Nayt, Fedez & Masini, Ermal Meta.

Edicioni i këtij viti po drejtohet nga Laura Pausini dhe Carlo Conti me pjesëmarrjen e emrave të njohur të skenës si dhe , duke e kthyer festivalin në një nga ngjarjet më të ndjekura televizive në Itali.

Për Ermal Metën, kjo renditje përbën një tjetër moment suksesi në karrierën e tij në Itali, ku prej vitesh është ndër artistët më të vlerësuar, duke përfaqësuar me dinjitet edhe origjinën shqiptare në një nga skenat më prestigjioze të muzikës europiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu