Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka mbërritur në Uashington, me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të marrë pjesë në mbledhjen inauguruese të Bordit për Paqen.

Sipas njoftimit të saj, Kosova merr pjesë në këtë iniciativë si një nga Shtetet Anëtare Themeluese, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për rolin ndërkombëtar të vendit.


Bashkëpunim për paqe dhe siguri globale

Osmani ka theksuar se gjatë takimit do të bashkëpunojë me udhëheqës të tjerë nga mbarë bota, në koordinim të ngushtë me aleatin strategjik të Kosovës, SHBA.

“Së bashku me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara, dhe udhëheqës të tjerë nga e gjithë bota, do të ecim përpara për të çuar përpara përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë globale”, ka shkruar ajo në platformën “X”.

Ftesa për pjesëmarrje mban datën 19 shkurt dhe është publikuar nga vetë presidentja.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum shihet si një hap i ri në forcimin e angazhimit ndërkombëtar dhe konsolidimin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu