Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar me tone ironike pas zgjedhjes së ish-deputetit demokrat Dashnor Sula në postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Përmes një reagimi publik, Noka la të kuptohet se vendimi konfirmon qëndrimet e mëparshme të drejtuesve të PD-së lidhur me largimin e Sulës nga strukturat e partisë.

“Sali Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për ‘gjysmagjelin’, e morën përgjigjen sot me zë dhe figurë”, u shpreh Noka, duke përdorur një etiketim kritik ndaj ish-deputetit.

Reagimi vjen në një moment kur emërimi i Sulës ka rikthyer debatet politike dhe përplasjet brenda opozitës, ndërsa nuk kanë munguar komentet mbi raportet e tij me drejtuesit e Partisë Demokratike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu