Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka publikuar rreth 3.5 milionë mesazhe nga dosja e financierit të ndjerë Jeffrey Epstein, ku mes komunikimeve rezulton e përmendur edhe Shqipëria.

Sipas të dhënave të publikuara, një nga e-mail-et i është dërguar Epstein nga Thorbjørn Jagland, ish-kryeministër i Norvegjisë dhe në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës.

Mesazhi mban datën 25 maj 2012 dhe përmban një përgjigje të Jagland ndaj një e-maili të marrë disa orë më herët nga Epstein.

Në përgjigjen e tij, Jagland shkruante:

“Përshëndetje Jeffrey! Jo nuk e kam telefonuar ende. Isha në Tiranë, Shqipëri. Vajza të jashtëzakonshme. Do të shkoj në Jordani, Palestinë e më pas në Izrael. Kthehem të enjten!”

Konteksti i vizitës në Shqipëri

Në kohën e shkëmbimit të këtij komunikimi, Jagland ishte i angazhuar në Shqipëri në lidhje me zhvillimet politike pas krizës së vitit 2011 dhe debatit për zgjedhjet vendore të atij viti.

Gjatë vizitës dyditore në Tiranë në maj 2012, ai zhvilloi takime me drejtuesit më të lartë të shtetit, përfshirë:

  • Presidentin e asaj kohe Bamir Topi
  • Kryeministrin e atëhershëm Sali Berisha
  • Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli
  • Ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto

Sipas arkivave të kohës, Jagland kishte uruar Berishën për marrjen nga Shqipëria të kryesimit të radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës.

Në dokumentet e publikuara nga dosja e Jeffrey Epstein, është gjetur edhe një e-mail ku dikush i propozon dy vajza si “kandidate”, një ruse dhe një shqiptare. Në përshkrim thuhet se vajza shqiptare ishte e gatshme të punonte për çdo kërkesë, por kishte probleme me dokumentacionin.

Dokumenti përfshin përshkrime personale dhe referenca për video dhe të dhëna kontakti. Rasti përmendet si pjesë e materialeve të shumta të publikuara nga arkivat e dosjes Epstein, pa detaje të mëtejshme mbi identitetin e personave apo rrethanat konkrete.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu