
Një seksion shkëmbor rreth 4 kilometra i gjatë është shembur në ishullin italian të Sicilisë, pasi u godit nga erërat e forta dhe reshjet e shiut të sjella nga stuhia Harry javën e kaluar.
Mbi 1.000 banorë janë evakuuar nga banesat e tyre në Niscemi, ndërsa aktualisht janë në zhvillim hetime gjeologjike për të vlerësuar stabilitetin e zonës.
Nuk raportohet për viktima apo të plagosur, por pamjet ajrore tregojnë se shumë ndërtesa dhe automjete janë shkatërruar.
Sipas mediave lokale, rrëshqitja e dheut ka ndodhur të dielën, ndërsa pjesë të shkëmbit kanë vijuar të shemben edhe të hënën.






