Policia Kufitare është kontakti i parë dhe i fundit i çdo udhëtari me Shqipërinë, ndaj duhet të garantojmë që mirësjellja dhe buzëqeshja e tyre të jetë përshtypja e çdo udhëtari.

Ky ishte mesazhi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla gjatë takimit me punonjës të Policisë Vendore dhe asaj Kufitare, në Portin e Vlorës teksa mbërrinte trageti i parë i ditës.

yacht hotel sarande

“Gjatë gjithë sezonit presim një numër të konsiderueshëm vizitorësh, dhe punonjësi i Policisë Kufitare është i pari dhe i fundit moment i takimit me çdo të huaj, kështu që përshtypjen e parë dhe të fundit të çdo të huaji e vizitori, e kanë me Policinë Kufitare. Duhet të garantojmë që çdo pushues të ndjehet i sigurt në çdo pjesë të Vlorës deri në Sarandë, duket garantuar që çdo shkelës kryesisht me mjete motorike ujore, të mos i afrohen për asnjë moment plazheve. Perimetri i sigurisë të garantohet”, tha Balla.

Ministri kërkoi nga Policia Vendore, që me eksperiencën e fituar vitin e kaluar të konsolidojë me rezultate konkrete luftën ndaj çdo lloj paligjshmërie e çdo forme kriminaliteti.

“Në fund dua t’ju falënderoj për gjithçka keni bërë deri tani, çdo ditë po konsolidohet mbështetja e qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit. Po ashtu dua t’ju garantoj se më shumë do të vazhdojmë të bëjmë sa i përket trajtimit të duhur financiar. Në korrik kemi një rritje të pagës, por ju garantoj se do të bëj më shumë sa i takon këtij trajtimi financiar për çdo punonjës policie.
Shumë faleminderit dhe na vaftë mbarë se të gjithë biem dakord se Vlora është një kryeqytet i rëndësishëm për turizmin dhe numrit të konsiderueshëm të vizitorëve të huaj që presim në këtë qytet!”, nënvizoi ministri Balla.

Drejtuesi lokal i Policisë foli mbi masat për garantimin e sezonit.

“DVP Vlorë i ka marrë të gjitha masat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kufirit, si në tokë edhe në det. Besoj se do të kemi një sezon të qetë. Kemi bashkërenduar punët dhe pushtetin vendor, Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, e çdo gjë do të shkojë mirë”, konfirmoi drejtori DVP Vlorë, Ermal Muça.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu