
Ligji për Barazinë Gjinore është dërguar në Gjykatën Kushtetuese ku kërkohet shfuqizimi i tij si i papajtueshëm me Kushtetutën.
Kërkesa është bërë nga tre organizata joqeveritare, Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, dega e shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” dhe Forumi Musliman i Shqipërisë.
Në kërkesën e tyre kërkohet edhe pezullimi i menjëhershëm i ligjit.
Kujtojmë se ligji për Barazinë Gjinore u miratua më 6 nëntor me 77 vota pro të mazhorancës ndërkohë që 37 deputetë të opozitës votuan kundër.
Në lidhje me këtë çështje ka pasur debate të forta edhe në opinionin publik.
/tvklan.al







