Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim të ashpër në tubimin e radhës opozitar, ku u shpreh se protestuesit nuk do të largohen nga sheshi derisa, sipas tij, të “shporret binomi që ka vjedhur dhe përçmuar më shumë shqiptarët në histori”, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku.

“Nuk largohemi nga ky shesh, nga Sheshi i Lirisë, pa shporrur binomin Rama–Balluku. Ky është binomi që ka vjedhur dhe ka përçmuar më shumë shqiptarët në të gjithë historinë tonë kombëtare”, deklaroi Berisha, duke iu drejtuar mbështetësve si “misionarë të pamposhtur të idealeve të lirisë”.

Gjatë fjalimit, Berisha përdori tone edhe më të forta, duke ftuar qytetarët që, sipas tij, kryeministri të mos quhet më me funksionin zyrtar. Ai përmendi emrin “Gys Agasi”, të cilin e quajti “Kapoja”, duke pretenduar se ky i fundit ka vepruar me dhunë edhe ndaj ministrit Ulsi Manja.

“Në gjuhën dhe zhargonin e tyre, edhe kur rrihte me grushta Ulsi Manjën në zyrë, i thoshte se e kam porosi nga Kapoja. Këta nuk janë më zyrtarë, janë një bandë që nuk e ka parë kjo tokë, jo vetëm në Shqipëri, por ndoshta as në Europë dhe në botë”, u shpreh Berisha.

Deklaratat e kreut të opozitës vijnë në një klimë të tensionuar politike, ndërsa protesta po vijon me thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe largimin e saj nga pushteti.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu