Pothuajse e gjithë Europa pritet të mbulohet nga dëbora gjatë 14 ditëve të ardhshme, sipas parashikimeve të modelit meteorologjik ECMWF. Harta e shpërndarë nga platforma Ventusky tregon një zgjerim të ndjeshëm të mbulesës së borës në pjesën më të madhe të kontinentit, duke sinjalizuar hyrjen në një fazë të fortë dimërore.

Sipas të dhënave, shtresa më e madhe e dëborës pritet drejt fundit të periudhës së parashikimit, çka do të thotë se skenari mund të pësojë ende përditësime. Megjithatë, ekspertët theksojnë se nisja e dimrit të vërtetë në Europë duket e sigurt, me temperatura më të ulëta dhe reshje dëbore në shumë rajone.

Parashikimi ngre shqetësime për transportin rrugor dhe ajror, por edhe për sektorin energjetik, ndërsa disa vende mund të përballen me kushte ekstreme moti në fillim të vitit 2026.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu