
Pas përfundimit të fjalimit të kreut të opozitës Sali Berisha para Kryeministrisë, protesta e Partia Demokratike e Shqipërisë u zhvendos përpara godinës së Kuvendi i Shqipërisë, e cila ishte e rrethuar nga forca të shumta policie.
Berisha u ndal përballë Parlamentit së bashku me mbështetësit dhe deputetë të PD-së,përpara se të kthehej në seli ku dhe e shpalli të mbyllur protestën.
Gjatë deklaratës së tij, Berisha theksoi se protesta ka hyrë në një fazë të re, duke e cilësuar këtë lëvizje si “njohje të terrenit” për aksionet e ardhshme opozitare. “Bashkëluftëtarët e mi duhet të dinë të gjitha drejtimet dhe fushat e demonstratave të fuqishme që do të vijnë”, u shpreh ai.
Sipas Berishës, në fokusin e protestave do të jenë tre pika kryesore: Parlamenti, Kryeministria dhe Surreli. Ai e cilësoi Parlamentin si një institucion të ndërtuar mbi “farsën elektorale”, ndërsa Kryeministrinë dhe Surrelin i quajti “qendra të krimit”, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama.
“Këto tre qendra do të jenë në fokusin e popullit protestues, me radhë. Me një fjalë, shpëtim nuk ka. Edi Rama është në rrethim. Nuk jep dorëheqjen ai, do ta heqim ne”, deklaroi Berisha, duke paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të aksionit opozitar.
Deklarata për mediat:
Berisha: Ramës do i shkojmë në Surrel! Nga sot shqiptarët dhe bota nuk e njohin për kryeministër
Unë kam komunikim non-stop me qytetarët.
Ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm kombi.
Ky ishte mesazhi më i shkëlqyer i urimit për çdo shqiptar të ndershëm për këto festa.
Cili është mesazhi juaj për Edi Ramën?
Mesazhi im i vetëm për Edi Ramën është ky: nga sot për shqiptarët dhe botën nuk të njeh kush për kryeministër…
Do i shkoni vërtet në shtëpi?
Unë thashë në Surrel, aty rreth. A e patë ju ku shkuan ato 4 milionë shishe, disa prej tyre të vitit 1920, ato shkuan në Surrrel. A shkuan në shtëpi apo në tunele aty përreth, atë nuk e dimë. Por në Surrel do shkojmë ne.
Kur do shkoni?
Ne nuk shkojmë pa u thirrur ju.
Zoti Berisha kur do jetë protesta e radhës?
Tani do përcaktojmë se janë disa gjëra. Edi Rama nuk i heq imunitetin asaj sepse duhet të dorëzojë imunitetin e tij. Është 10-fishi i Lubisë në vjedhje dhe në çdo gjë. Nuk e heq imunitetin, do t’ia heqim ne, siç ia hoqën narkodiktatorëve të tjerë.
A është ngujimi në parlament një formë proteste?
Nuk ka formë proteste paqësore që nuk do aplikojë kjo opozitë. Kjo opozitë nuk përmbahet më.
A e mirëprisni praninë e Ervin Salianjit në protestë?
Çdo njeri që vjen në protestë është i mirëpritur. Nuk është protesta monopol i Sali Berishës. Protesta është vullnet i të gjithë qytetarëve që e ndjejnë se duhet të protestojnë ndaj kësaj qeverie. Unë thirrjen time e bëra aty për çdo forcë politike, për çdo qytetar, për çdo intelektual, cilido është i mirëpritur të na bashkohet. Kjo është një betejë e cila nuk ndalet pa realizimin e misionit të saj.






