
Tuneli i Fitores në Kinë pritet të hapet deri në fund të vitit duke u bërë tuneli më i gjatë në botë. Ky tunel do të lehtësojë lidhjen rrugore midis rajoneve jugore dhe veriore të Rajonit Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore.
Zyra e Informacionit e qeverisë rajonale në Xinjiang, Guo Sheng, zëvendësdrejtor i Departamentit Rajonal të Transportit të Xinjiang, tha se tuneli kalon nëpër vargmalin Tian Shan dhe pritet të lehtësojë problemin e mbingarkesës së trafikut që ka penguar prej kohësh zhvillimin e koordinuar ekonomik midis rajoneve veriore dhe jugore të rajonit.
Tuneli rrugor është 22.13 kilometra i gjatë dhe do ta zvogëlojë kohën e nevojshme për të kaluar vargmalin Tien Shan me rrugë në rreth 20 minuta, ndërsa aktualisht duhen të paktën tre orë. Kostoja e projektit, i cili ka kohë që është në proces, ka arritur në rreth 3.4 miliardë euro./euronews






