Durrës: Arrestohet 36-vjeçari për heqje të paligjshme të lirisë dhe dhunë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin J. K., 36 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim. Arrestimi u krye nga shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në momentin kur ai po tentonte të largohej nga territori i Shqipërisë.

Sipas hetimeve, 36-vjeçari dyshohet se më datë 01.07.2025, në bashkëpunim me tre persona të tjerë, ka marrë me forcë në automjet dhe ka ushtruar dhunë ndaj një shtetasi 48-vjeçar. Për këtë ngjarje, Prokuroria e Durrësit kishte lëshuar urdhër ndalimi.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu