Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka ironizuar deputetin Ervin Salianji përmes një statusi në rrjetet sociale, duke e akuzuar për ambicie personale dhe zhgënjim politik.

“Nisi me bujë si ‘shpëtimtar’ i PD-së, por pa u bërë tre javë e katandisi te kërkesa për një karrige”, shkruan Noka në postimin e tij, duke shoqëruar mesazhin edhe me tone ironike.

Reagimi i Nokës vjen një ditë pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike ku Ervin Salianji bëri rrëmujë sepse pasi mbolli flokët në burg doli dhe kërkon të bëhet kryetar me iluzionin dhe megallomaninë që e meriton se ka bërë burg politik (u dënua për dallaverin e shpifjes).

Aq hero është Salianji sa siç u raportua para se ai të kryente dënimin, Grida Duma u mundua deri minutën e fundit t’ia shmangte futjen në qeli, duke ushtruar presion te drejtësia nëpërmjet faktit se punonte në Top Channel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu