Qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshjen dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike, duke hapur rrugën për linja direkte mes dy vendeve.

Sipas vendimit të miratuar, palët kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe parashikohet që nga qershori i vitit 2026, qytetarët shqiptarë dhe kanadezë të mund të udhëtojnë me fluturime direkte Shqipëri–Kanada dhe anasjelltas.

Njoftimi për miratimin e marrëveshjes u bë rreth një orë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila riktheu në detyrë zv.kryeministren Belinda Balluku. Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama kishte deklaruar publikisht se firmosja e marrëveshjes ishte shtyrë përkohësisht pikërisht për shkak të pezullimit të Ballukut nga detyra.

Marrëveshja konsiderohet një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ekonomike, turistike dhe sociale mes Shqipërisë dhe Kanadasë, veçanërisht për komunitetin e gjerë të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Amerikën e Veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu