Finalizohet si rezultat i një hetimi tremujor, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Kalibri”.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1000 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 4 krehra armësh, 2 kapsolla detonatore, 1 jelek antiplumb, një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe 1 automjet.

yacht hotel sarande

Arrestohet në flagrancë 28-vjeçari që lëvizte me armën e zjarrit me vete dhe që mbante sendet e tjera të sekuestruara, në banesë, dyshohet me qëllim trafikimin.

Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, për 3 muaj, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, hetim i cili u iniciua në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të punës për të garantuar sundimin e ligjit në territor, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme i DVP Elbasan finalizoi operacionin policor të koduar “Kalibri”.

Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi G. L., 28 vjeç.

Në automjet shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, 1 armë zjarri pistoletë, ndërsa në banesë i gjetën 1000 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 4 krehra armësh, 2 kapsolla detonatore, 1 jelek antiplumb dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i posedonte këto sende, me qëllim trafikimin.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit vijon goditjen e fenomenit të armëmbajtjes pa leje. Përgëzime Policisë së Shtetit📍Elbasan, Vlorë dhe Tiranë për rezultatet kundër armëmbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu