Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një postim të ri lidhur me ecurinë e punimeve në Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve në Tiranë, ku thekson se proceset e menaxhimit modern të mbetjeve po vijojnë me ritme të pandalshme.

Në postimin e tij, Rama shkruan:

“Në Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve në Tiranë, puna vijon pa asnjë ndalesë, ku kryhen të gjitha hallkat e menaxhimit modern të mbetjeve dhe ku, falë investimeve, po rikualifikohet edhe i gjithë peizazhi përreth, ndërsa synimi mbetet rritja e sasisë së mbetjeve të rikuperuara dhe të ricikluara, për të ulur volumin që përfundon në landfill, teksa programi i edukimit mjedisor me nxënës dhe studentë po sjell një energji të re në arritjen e këtij objektivi.”

Sipas Kryeministrit, fokus i veçantë është rritja e riciklimit dhe ulja e mbetjeve të depozituara, ndërsa investimet në zonë kanë nisur të transformojnë gradualisht peizazhin përreth impiantit, duke e kthyer atë në një hapësirë me standarde më të larta mjedisore.

Ndërkohë, Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ka inspektuar nga afër punimet në terren, duke parë ecurinë e procesit dhe funksionimin e impiantit në çdo hallkë të tij.

Inspektimet dhe postimet e sotme vijnë në kuadër të angazhimit të qeverisë për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe zgjerimin e praktikave të riciklimit në vend.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu