Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë 28 Nëntor në fshatin Llërcë të komunës së Zhelinës, në Maqedoninë e Veriut, ku xhemati i xhamisë lokale ka vendosur të shënojë Ditën e Flamurit në një mënyrë krejtësisht të veçantë. Për nder të Pavarësisë dhe simbolikës kombëtare shqiptare, besimtarët falën namazin e xhumasë me plisa të bardhë në kokë.

Ky gjest, që bashkon identitetin fetar me atë kombëtar, u prit me mjaft interes dhe emocion nga banorët e zonës. Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe deputeti Adnan Azizi, i cili, ashtu si xhemati, mori pjesë në falje me plis në kokë, duke theksuar lidhjen e ngushtë të shqiptarëve me traditën, flamurin dhe fenë.

Banorët e Llërcës shprehën se kjo iniciativë ka për qëllim të nderojë 28 Nëntorin në mënyrë dinjitoze dhe të ruajë elementët identitarë që i kanë shoqëruar shqiptarët ndër shekuj.

Krahas festimeve të zakonshme me flamuj, valle e këngë, ky moment simbolik në xhaminë e fshatit Llërcë u konsiderua si një akt i rrallë, por i fuqishëm në kuptim dhe mesazh, duke bashkuar përkushtimin shpirtëror me krenarinë kombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu